HISTORIKE / Për herë të parë një film shqiptar i nominuar për Oscar - Arbëria News

HISTORIKE / Për herë të parë një film shqiptar i nominuar për Oscar

Shok-620x330

Filmi kosovar me titull “Shok” është i parë film shqiptar  i nominuar ndonjëherë për Oscar, no rx në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.

Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998/99. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë.

Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë filmin e tij “Shok” në Kosovë.

“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.

Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre, shkruan portalb.

Ndërkaq, një pjesë e filmit është xhiruar në Mitrovic, për arsyeje që sipas producentit Eshref Durmishit, shtëpit atje kanë mbetur ashtu siç ishin në luftën e Kosovës.

Filmi është produksion mes Kosovës dhe Anglisë, me producent Eshref Durmishin dhe Harvey Ascott, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

20160114145033802

20160114143638848600-480x270

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 9 =