Holandë/ Arrestohen 2 shqiptarë, u gjetën 13 kg kokainë dhe 1,3 milionë euro - Arbëria News

Holandë/ Arrestohen 2 shqiptarë, u gjetën 13 kg kokainë dhe 1,3 milionë euro

geld-veel-in-kofferbak_1471600410-6188408

Policia holandeze në qytetin e Amsterdamit sekuestroi 13 kg dhe 1.3 milion euro, site ndërsa vuri në pranga dy shtetas shqiptarë.

Paratë u gjetën të fshehura në një hapësirë të fshehtë në një gomë rezervë të një makine.

Një 32 vjeçar nga Shqipëria, ask ishte një nga tre personat e arrestuar javën e kaluar për drogë.

Policia arrestoi edhe dy të tjerë, story një burrë 36 vjeçar dhe një grua 20 vjeçare, pas një bastisje në një shtëpi në lagjen “Slotervaart”.

Nga bastisja u gjetën edhe 40 mijë euro para të gatshme. Zbulimi i parave u bë nga një qen nuhatës.

Sasia e parave u gjet e fshehur në një vend të krijuar posaçërisht. Gruaja është liruar me kusht, ndërsa dy burrat do të qëndrojnë në qeli për shkak se akuzohen për trafikun e drogave të forta dhe pastrimit të parave.

Mediat vendase shkruajnë se tre të arrestuarit janë nga Shqipëria. Hetimi penal ndaj tyre ka nisur në muajin korrik dhe gusht, ndërsa operacioni nisi këtë të premte (19 gusht) në dy zona.

Efektivët e policisë gjetën në banesën e njërit prej shqiptarëve sasinë prej 13 kg kokainë. 36 vjeçari u përpoq më kot të arratisej nga dera e prapme e banesës, por nuk ia arriti.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 7 =