Huffington Post mburr Lorik Canën (VIDEO) - Arbëria News

Huffington Post mburr Lorik Canën (VIDEO)

204942

Kapiteni i Kombëtares, viagra 40mg Lorik Cana, siç duket nuk tërheq vëmendje vetëm me talentin e tij, por edhe me sharmin. Këtë herë nuk janë mediat shqiptare ato që i kanë ‘thurur lavde’ futbollistit, por portali prestigjioz francez “Huffington Post”.
Artikulli i është referuar paraqitjes së 32-vjeçarit në emisionin sportive francez “Canal Football Club”, që shihet nga plot 1,8 milion shikues. “Ka dy periudha të ndryshme në paraqitjet e të ftuarve të këtij sezoni: Para dhe pas Lorik Canës” shkruan Huffington Post duke e vlerësuar maksimalisht performancën fizike të kapitenit.

Cana ishte veshur në mënyrë shumë elegante. “Me një kostum gri në blu dhe me një kravatë të pagabueshme Cana i ka detyruar të ftuarit pas tij ta imitojnë s’ka rëndësi nëse me më pak apo më shumë gusto” shkruhej në portal.

Shkrimi shoqërohet edhe me një video ku jepen paraqitjet e të ftuarve të emisionit përpara dhe pas Lorik Canës dhe ku duket ndryshimi radikal që prezenca e futbollistit shqiptar ka bërë në një prej emisioneve më të ndjekura të Canal Plus.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + ten =