Humb jetën peshkatari, i përmbyset varka - Arbëria News

Humb jetën peshkatari, i përmbyset varka

7325116

Një peshkatar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Divjakës. Landi Zhuri, try 43 vjeç, nga fshati Bicakaj i rrethit të Lushnjes, së bashku me 2 shokë të tij ka hyrë në zonën e lumit të vdekur në plazhin e Divjakës për të peshkuar. Rreth 2 orë më vonë, në kthim e sipër 43-vjeçari Zhuri ka rënë nga varka dhe është mbytur.
Shokët e tij nuk kanë mundur ta ndihmojnë 43-vjeçarin, i cili mendohet se ka vdekur nga kontakti që ka patur me ujin e ftohtë. Trupin e tij e ka marrë rrjedha e lumit dhe ka kaluar në zonën e plazhit të Qerretit. Policia kufitare ka nisur kontrollet për gjetjen e trupit.  Ky është rasti i dytë në këtë vit ku peshkatarë amatorë gjejnë vdekjen.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 4 =