INSTAT: 3-mujori i dytë 2015, rritje të punësimit - Arbëria News

INSTAT: 3-mujori i dytë 2015, rritje të punësimit

largea_gjergj-filipi-938x5351441986249

Një ditë pasi publikoi anketën e forcave të punës për 3-mujorin e dytë, pharmacy ku papunësia rezultonte në nivelin e pandryshuar 17.3%, look Instituti i Statistikave deklaroi se, ka një ndryshim të strukturës së punësimit sipas sektorëve të ekonomisë.

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Gjergj Filipi, tha se, pesha bujqësisë ka rënë dhe është rritur ajo e industrisë përpunuese.

“Rritja më e madhe e punësimit vjen nga këta sektorë: rritja në industrisë përpunuese me 15.7%, ndërtimi me 15.4%, shërbimet jo të tregut me 5.4% dhe shërbimet e tregut me 5.1%. Pesha e bujqësisë në punësim në terma vjetorë ka pësuar një tkurrje nga 43.2% në 40.2% në 3-mujorin e dytë të këtij viti”,- deklaroi kreu i INSTAT, Gjergj Filipi.

Sipas Filipit, krahasuar me një vit më parë punësimi në ekonomi është rritur me 3.7%, ndërkohë që një numër gjithmonë e më i madh indvidësh kanë kaluar nga inaktivë në kërkim të punës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + eleven =