INSTAT: Frutat dhe ëmbëlsirat pësojnë rritjen më të madhe të çmimeve - Arbëria News

INSTAT: Frutat dhe ëmbëlsirat pësojnë rritjen më të madhe të çmimeve

Qytetarët shqiptarë gjatë muajit nëntor kanë shpenzuar më shumë para për të blerë fruta-perime si dhe sheqer, viagra 40mg reçelra e ëmbëlsira. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit ku konstatohet se inflacioni ka pësuar rritje duke shkuar në nivelin 1.9%, por përsëri mbetet i ulët në krahasim me objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Gjatë muajit nëntor çmimet e konsumit u rritën, duke bërë që shqiptarët të shpenzojnë më shumë para për të njëjtat  produkte.

INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2016, ku vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve brenda grupit të ushqimeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni u rrit në 1.9%, pasi kishte rënë për dy muaj radhazi deri në nivelin 1.5%, por përsëri mbetet nën objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë prej 3%.

Nga të dhënat vihet re se  çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10.1 %, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 5.9 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4.9 %, “peshk” me 3.7 %, “zarzavate përfshirë patatet”me 2.7 %.

Kjo ka bërë që inflacioni gjatë nëntorit të pësojë një rritje të lehtë, por përsëri mbetet nën objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Si rezultat i uljes së temperaturave, krahasuar me muajin tetor 2016 rritja e çmimeve vërehet edhe në grupin “qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transport” me -0.5 %.

Grupi i ushqimeve ngelet faktori më përcaktues në ecurinë e inflacionit, megjithatë kontributi i tij në normën totale ka rënë ndjeshëm gjatë  muajve të fundit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − seven =