Instituti i Shëndetit Publik: Vendi nuk ndodhet në epidemi - Arbëria News

Instituti i Shëndetit Publik: Vendi nuk ndodhet në epidemi

Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces.

Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

Instituti i Shëndetit Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − ten =