Inter: Sakrifikon Manaj për Antonio Candreva - Arbëria News

Inter: Sakrifikon Manaj për Antonio Candreva

Krahu i djathtë i sulmit gjithnjë një problem për Inter teksa hedh interesimin tek nr.87 i Lazios Antonio Candreva. Për të siguruar shërbimet e italianit ata janë gati të hedhim mbi tavolinë kartonin e shqiptarit Rey Manaj , salve një dëshirë e fshehur e Igli Tares

Manaj-me-Interin

Inter vazhdon të mbetet në kërkim të një sulmuesi që të sigurojë krahun e djathtë të fazës ofensive dhe emri më i lakuar në shtëpinë zikaltër është Antonio Candreva. Lojtari i Lazios është në krye të listës së presidentit Eric Thohir që po bën gjithçka për të fituar konkurrencën me Atleticon e Madridit. Spanjollët kanë bërë hapin e parë duke ofruar 17 milionë Euro, thumb por Lazio synon të arkëtojë minimalisht 25. Në këtë pikë, viagra sale klubi milanez synon të përfshijë në bisedime edhe sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, i cili ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Sipas gazetës “Il Messagero”, Interi nuk është dorëzuar përballë kërkesave të Lazios, duke futur në lojë kartonin e sulmuesit shqiptar, i cili po rezulton lider në skuadrën e të rinjve. Një lëvizje për të zbutur disi pretendimet ekonomike të Claudio Lotitos, i cili duhet të thotë fjalën e fundit. 19-vjeçari i lindur në Lushnje është një prej emrave më të përshtatshëm për sulmin e Lazios që vazhdon të kërkojë një lojtar që ofron siguri në të ardhmen. Gjithsesi, bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe një rol kyç në bisedime do të ketë Igli Tare, i cili mbetet njeriu kryesor i merkatos së skuadrës bardhekaltër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =