INVESTIGIM/ Hoxha: Do të nxjerr prova të reja për vrasjen e ish-ushtarakut - Arbëria News

INVESTIGIM/ Hoxha: Do të nxjerr prova të reja për vrasjen e ish-ushtarakut

Gazetarët e “News24” kanë udhëtuar për në vendin ku u gjet i vdekur 36-vjeçari Besnik Pudja për të zbuluar më shumë mbi këtë ngjarje ende enigmatike.

Policia foli për vetëvrasje në një stan bagëtish, information pills por në fakt pamjet tregojnë se bëhet fjalë për një kapanon për tharjen e drogës, treatment ku ka ende mbetje kanabisi.

Ka dyshime se, viagra 36-vjecari mund të jetë vrarë të enjten. Për vrasjen e tij janë arrestuar deri tani tre të dyshuar.

Artan Hoxha paralajmëron ‘bombën’ për vrasjen e ish-ushtarakut

Gazetari Artan Hoxha dhe grupi i xhirimit të News24 kanë udhëtuar drejt periferisë së kryeqytetit, në fshatrat që ndodhen në kufi mes qarkut të Tiranës dhe Elbasanit për të zbardhur të vërtetat e një krimi të pak ditëve më parë.

Ka qenë vetë gazetari Hoxha që ka paralajmëruar se do të publikojë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut që thotë se ishte një ish-ushtarak.

“Në skenën e krimit për të sjellë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut. Një udhëtim aventure prej 12 orësh në zemër të xhunglës së trafikantëve të kanabisit në zonën malore që kufizon malësinë e Tiranës dhe Malësinë e Elbasanit. Është një nga ato investigime që nuk duhet ta humbni, jo për të mësuar si u ekzekutua një ish-profesionist i Forcave të Armatosura, por për të kuptuar se çfarë kohe po jetojmë….Nga ora 16.30 live si gjithmonë, në NEWS 24”, shkruan Hoxha.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Besnik Pudja u gjet mesditën e 7 tetorit në një stan në fshatin Kollogjesh, të Komunës Shën-Gjergj dhe një armë tip pistoletë afër trupit.

“Alarmi është dhënë nga një telefonate në sallën operative, tek numri i emergjencave 112, ndërsa me të shkuar në vendngjarje policia ka konstatuar trupin e pajetë të shtetasit 36-vjeçarir, banues në Shkozë. paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari të jetë vetëvrarë”, deklaroi atë ditë policia.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 2 =