Ish-kryeministri Vilson Ahmeti: I habitur që po përmendet emri im për aferën e CEZ - Arbëria News

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti: I habitur që po përmendet emri im për aferën e CEZ

largea_unnamed-171441819959

 

Vilson Ahmeti, try ish-Kryeministër, nurse emir i të cilit u përfol nga disa prej mediave si përfitues i rryshfetit në lidhje me mbledhjen e borxheve të CEZ, ka reaguar në lidhje me përmendjen e emrit të tij. Vilson Ahmeti thotë se është habitur nga përmendja e emrit, duke shtuar se prej vitit 2009, nuk ka më asnjë pushtet.

“I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre. Në kushtet e mia, nuk di se çfarë mund t’i ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshjen mes tyre, kur dihet qartësisht se nuk kam patur pushtet në vitin 2009. Sipas asaj që kushdo kupton në mënyrë intuitive, asnjë person pa pushtet apo pa suport politik nuk mund të ndikojë në marrëveshje mes shoqërive private.  Është vetëm forca e shtetit ajo që mundëson një gjë të tillë dhe natyrisht kur ka vullnet nga palët në anën tjetër. Sa i përket pretendimit të një ryshfeti të paguar nga Hejsek, mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë këtë person”, sqaron Ahmeti.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − one =