PËRGJIMI / Letra e policisë italiane rrezikon pozicionin e Prokurorit të përgjithshëm - Arbëria News

PËRGJIMI / Letra e policisë italiane rrezikon pozicionin e Prokurorit të përgjithshëm

1465478911pajisja

Me një letër zyrtare, illness të firmosur nga drejtuesit e lartë të policisë italiane, ailment Ministria e Brendshme e shtetit fqinj i është përgjigjur interesit të prokurorisë shqiptare në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”.

 Ne dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Gianpaolo Zambonini, informohen autoritetet shqiptare se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”, është përdorur nga shërbimi i policisë shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të policise shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të qënieve njerëzore.
Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane thuhet se kjo pajisje është në gjendje të lidhet dhe të lokalizojë telefonat celulare nëpërmjet antenave të saj.Në fazën e parë, pajisja gjen antenat radiomobile në zonën e operimit, identifikon për çdo përdorues telefonik teknologjinë radio që përdorin, 2G, 3G apo 4G dhe më pas përzgjidhen ato që do të kalojnë në fazën e dyë.Kjo fazë bën konfigurimin e pajisjes dhe mbledh të dhënat e telefonit nga IMEI, si dhe bën lokalizimin. Hapësira në të cilën vepron kjo pajisje është nga 400 deri në 900 metra.

Në letrën zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, pasi jepen detajet se çfarë bën kjo pajisje, drejtuesit e policisë së vendit fqinj sqarojnë se kjo pajisje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit përdoret në trajnime në salla por edhe në stërvitje në terren.

Operatorët e përzgjedhur nga autoritetet lokale, thuhet se kanë mundur të përvetësojnë elementët e teorisë së rrjeteve radiomobile dhe në konfigurimin e instrumentit. Ata janë stërvitur në dy fazat teknike.

Ndërkohë thuhet se sistemi nuk është në gjendje të realizojë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre të përshkruara, në veçanti nuk është në gjendje të bëjë përgjime në audio, në SMS dhe ne Data.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 2 =