Berisha hap kapitull të ri me ish badigardin. Izet Haxhia: Nëse do vrisja i pari do ishe ti... - Arbëria News

Berisha hap kapitull të ri me ish badigardin. Izet Haxhia: Nëse do vrisja i pari do ishe ti…

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”76142″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ish-badigardi i Sali Berishës, cure Izet Haxhia, viagra order ka reaguar ndaj këtij të fundit, pasi, gjatë fjalëmbajtjes në seancën plenare parlamentare të të enjtes  i ka përmendur emrin, pa ngurruar ta quaj “vrasës”. Haxhia thotë se nuk ka vrarë asnjë njeri në jetën e vet dhe se nëse do e bëjë këtë gjë do e nis pikërisht nga Sali Berisha. Më poshtë teksti i marrë nga faqja personale në facebook e Izet Haxhisë:

“Nuk kam ndjekur ndonjeherë seancat e parlamentit te krimit dhe aq me teper fjalimet e tipit Kastro te komunistit te fundit ne Europe, te kryekriminelit te Shqiperise, percaresit te ketij populli, dhendrit te devotshm te Serbise.. Me thane ca miq qe te ka permendur emrin ne fjalen e tij te marëzise e mashtrimit, qe me “qetësi e dashuri” e ligjeron cdo te enjte pa ja prishur terezine njeri… Nuk me habit, as me shqetson epiteti qe me ve nje vrases i tille.. Me quan vrases per nje krim qe ka bere vete… Vertet mund te isha bere vrases, sepse te jesh prane per vite dhe t’i sherbesh nje psikopati skizorefen, shume kollaj mund te perfundosh ne nje vrases.. Ka dashte zoti qe nuk perfundova i tille, per kete jam i qete. Por ky matuf i pabese tregon duke i bere autogol vetes, se ai me paska denoncuar dhe me deshmine e tij jam shpalle vrases dhe denuar nga gjykata e tij e plepistave. Si i tille dua t’i them ketij matufi te pabese, se une e kam ditur qe kur e ke bere denoncimin tat si nje frikacak i lig qe je, ne Ambasaden amerikane ne vitin 99, per mua dhe vëllezrit e mi. Kushti yt per kete denoncim te rreme ka qene qe denoncimi ku me fajësoje mua te ngelej i fshehte dhe te mos permendej emri jot si denoncues. Vetem denoncimi i jot ndaj vellezërve de mi do publikohej, jo emri jot si denoncues. E bere kete denoncim si frikacak qe je pasi vrave Fatmir Haklajn, qe ne te gjalle nuk guxoje t’ja permendje emrin, ashtu sikur nuk guxon sot ti dhe koleget e tu’ t’i permendni emrin krimineleve me te rrezikshem, qe benë mbrojtjen tuaj e po bejne kerdine duke terrorizuar qe nga njerzit e thjeshte, tek biznesi, duke u vene gjoba, duke vrare gjykates per ceshje pronash, pronare bankash qe pastronin paratë e tua e tet biri, te fituara me krim e gjoba te vena Permend vetem emrat e ushtarëve te tyre, por jo te boseve te tyre mafioze. Ti i din shume mire emrat e tyre, sepse karrieren e tyre kriminale e kane filluar ne sundimin tend. Nuk ua permend sepse je nje frikacak i peshtire, dhe ngaqe mendon t’i perdoresh neser per interesat e klanit tend criminal leh si nje qen i terbuar duke shpifur dhe kafshuar me ata dhembet e t’u te prishur. Kafshim qe ka infektuar nje popull te tere. Por mire jua ben, kur perballe teje ka vetem eunuke te tredhur, qe mendojnë vetem si te të kalojne ty ne vjedhje e pasurim te paligjshem.

Si perfundim dua te them diçka: Nuk jam vrases, as kriminel, por po vendosa te behem i tille, preja e pare do de jesh ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse eshte ne kundershtim me Kanunin e Lekes, qe ti doje te na e beje Kushtetutë”, shkruan Haxhia në faqen e tij  të rrjetit facebook.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 16 =