Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini ujë të rrushit të thatë pas zgjimit - Arbëria News

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini ujë të rrushit të thatë pas zgjimit

Vitaminat, fibrat, mineralet janë të bollshme tek frutat e thata.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë përfitimesh shëndetësore ka uji i rrushit të thatë se çfarë ndodh me organet dhe sistemin tuaj tretës nëse e konsumoni pas zgjimit:

Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =