Ja kush është personi që ndihmoi autorin për vrasjen e 17-vjecares - Arbëria News

Ja kush është personi që ndihmoi autorin për vrasjen e 17-vjecares

 

 

Policia arrestoi një të dyshuar  për vrasjen e 17-vjecares Griselda Gjikola,mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë.

I arrestuari është Roland Muzhaqi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert P., 19 vjeç, para, gjatë dhe pas momentit të krimit. Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën, duke tentuar të vrasë Erjon Bengën, me të cilin kishte pasur konflikt, por nga të shtënat ka mbetur e vrarë vajza që ai pëlqente, Griselda Gjikola.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23- vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit,4 herë me armë zjarri, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

Burimet thanë se nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Robert P. dhe miku i tij tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, shfaqen qartë në kamera, edhe pse mbanin kapuça në kokë.

Menjëherë pas krimit, 19-vjeçari Robert P. dhe miku i tij Muzhaqi largohen me vrap nga vendi ngjarjes, moment ky që po ashtu është filmuar nga kamerat e sigurisë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + three =