Ja vendimi i kompanisë ajrore pas grabitjes spektakolare - Arbëria News

Ja vendimi i kompanisë ajrore pas grabitjes spektakolare

Zëdhënësja e Austrian Airlines Tanja Gruber tha se paratë ishin duke u ngarkuar në bordin e avionit kur ndodhi grabitja.

“Njerëzit sapo ishin sistemuar brenda në avion. Nuk ka pasur në asnjë moment rrezik për ta”, – tha zëdhënësja e Austrian Airlines.

Ajo theksoi se pas kësaj ngjarjeje kompania Austrian Airlines ka marrë një vendim.

“Si një masë sigurie, nuk do të ketë më transferime parash nga Tirana në Vjenë”, – tha ajo.

Sipas The Guardian avioni është nisur rreth 3 orë më vonë pasi ndodhi grabitja./Gazeta Liberale/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =