Jetoni afër rrugës kryesore? Atëherë rrezikoheni nga kjo sëmundje - Arbëria News

Jetoni afër rrugës kryesore? Atëherë rrezikoheni nga kjo sëmundje

Miliona njerëz janë të rrezikuar nga zhvillimi i dementias pasi jetojnë afër rrugës së makinave, what is ed sugjeron një studim i ri.BShkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymrave dhe zhurmave të makinave janë 12% më të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje, doctor shkruan gazeta Shendeti.
Më të rrezikuar në këtë rast janë ata që jetojnë 50 metra larg rrugës kryesore. Sipas shkencëtarëve, më shumë se 1 në 9 raste të dementias mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi ndaj trafikut. Ky studim, ku janë monitoruar afro 7 milionë njerëz për më shumë se një dekadë, është i parë që sugjeron se faktorët mjedisorë mund të luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dementias. Deri tani është menduar se kjo sëmundje lidhej me gjenetikën, ndërsa të dhëna të reja sugjerojnë se edhe faktorë të tjerë, si duhanpirja, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisin rrezikun. Studimi i ri, i publikuar tek revista mjekësore Lancet, sugjeron se ajri i ndotur dhe zhurmat gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e dementias. Hulumtuesit shkencorë kanadez kanë zbuluar se sa më afër rrugës kryesore jeton dikush, dhe sa më gjatë jeton aty, aq më i lartë është rreziku që ai të preket nga dementia. Ekipi zbuloi se ata që jetojnë afër 50 metra nga rruga kryesore (autostradë), janë 7% më të rrezikuar të preken nga dementia krahasuar me ata që janë 33 m larg. Ata që jetojnë mes 50-100 metrave larg janë 4% më të rrezikua,r ndërsa ata që jetojnë 101-200 metra larg kanë 2% më shumë rrezik.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 14 =