Kapen dy vëllezërit "kapo" të drogës nga Saranda, Ballili zhduket në rrethana misterioze - Arbëria News

Kapen dy vëllezërit “kapo” të drogës nga Saranda, Ballili zhduket në rrethana misterioze

screenshot-1_1463206255-8448324

Janë ndaluar nga policia dy persona të cilët drejtonin trafikun ndërkombëtart të drogës. Ata janë vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti. Ata drejtoni trafikun nga Belgjika.

Ata janë vërë në pranga nga agjentët e Europol, drugs të cilët janë të përfshirë në këtë hetim, viagra buy shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’. Arrestimi i dy vëllezërve nga Saranda është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Europol, ndërsa të arrestuarit nuk bënë rezistencë në momentin që policia bastisi banesat e tyre.

Arrestimi i dy vëllezërve Poti e çon në 17 numrin e personave të arrestuar që bëjnë pjesë në organizatën kriminale të transportit ndërkombëtar të drogës që drejtohet nga ‘Baroni i Ballkanit’ dhe që Greqia thotë se është Klemend Balili, drejtor i Transporteve në Sarandë, i shkarkuar pas bërjes publike të akuzave.

Ky i fundit, disa ditë më parë dha intervistë për një media shqiptare duke hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij, ndërsa prej 3 ditësh nuk gjendet nga policia. Dyshimet janë se ai është larguar jashtë Shqipërisë dhe kjo ka ndodhur në rrethana tepër misterioze, aq më tepër kur Greqia e ka përmendur emrin e tij si personi që drejtonte këtë organizatë kriminale që vepronte në të gjithë Evropën.

Sipas mediave greke, kjo bandë e strukturuar kriminale, qarkullonte miliona euro aq sa Baroni shqiptar nga Saranda mund të paguante borxhin e Greqisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 4 =