Kapen shitësit e heroinës në Tiranë, ja zonat e shpërndarjes(EMRAT) - Arbëria News

Kapen shitësit e heroinës në Tiranë, ja zonat e shpërndarjes(EMRAT)

arrestime

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet që shpërndante heroinë në Tiranë. Këta shtetas, cost e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati me Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar. Në kuadër të operacionit “Vjeshta” u bë i mundur arrestimi në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasve:

1.Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

2.Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

3.Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

4.Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

5.Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

6.Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

– 10 telefona celular.

– 1 Motorçikletë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së kirmeve të rënda.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =