Kapet makina me drogë në Greqi, në pranga fieraku - Arbëria News

Kapet makina me drogë në Greqi, në pranga fieraku

Rreth 110 kg marijuanë u sekuestrua brenda një makine në Sajadhe të Igumenicës në Greqi.

Sipas mediave vendase droga vinte nga Saranda dhe kaloi nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në prangat e policisë ka rënë një 48-vjeçar shqiptar nga Fieri, Ermal Kullolli dhe një shtetas grek, 57 vjeç.

Makina drejtohej nga 57-vjeçari grek ndërsa Kullolli ishte pasagjer.

Policia sekuestroi 107 pako me 110 kg 330 gramë marijuanë si edhe 4 celularë. Makina rezulton e marrë me qira në Greqi./express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + four =