Kapet shqiptari në Greqi, qeni gjen lëndën narkotike e fshehur në makinë - Arbëria News

Kapet shqiptari në Greqi, qeni gjen lëndën narkotike e fshehur në makinë

Një shqiptar është ndaluar nga policia greke, i akuzuar për transport lënde narkotike me qëllim trafikimin.

Sipas medieve greke, mësohet se 34-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë – Kozani, në vendin e quajtur Eleusa, në afërsi të qytetit të Janinës. Gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte u desh aktivizimi i qenit të kërkimit të drogës me emrin “Nero”.

Në vende të ndryshme brenda mjetit u gjetën 39 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 19,9 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në gomat e makinës, nën parafangot, te motori dhe nën tapicerinë e sedileve të pasme.

Policia sekuestroi mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike si dhe dy telefona celularë.

/Lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 9 =