Kapshticë, kapen 13 kg lëndë narkotike, pranga transportuesi - Arbëria News

Kapshticë, kapen 13 kg lëndë narkotike, pranga transportuesi

Poicia e Kapshitcës ka bërë të mundur zbulimin e 13 kilogramë lëndë narkotike, troche në tentativë për të hyrë në territorin grek.

Mbrëmjen e lënë pas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, page u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 37 vjeçarit Ektor Mehmeti, banues në fshatin Kamenicë të Korçës.

Sipas burimeve të poicisë, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip benz me targa IEN 8420, në pjesën e sarbatorit u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Më saktësisht u gjet 13 kilogramë kanabis, dy aparate celularë dhe 150 euro. Krahas tyre nga ana e uniformave blu u bë edhe sekuestrimi i makinës.

Lidhur me të ndaluarin vijojnë hetimet e mëtejshme ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − six =