Këshilla për tërmete, ja çfarë duhet të bëni në të tilla raste - Arbëria News

Këshilla për tërmete, ja çfarë duhet të bëni në të tilla raste

Menjëherë pas tërmetit të frikshëm që tronditi vendin, Ministria e Brendshme dhe Policia e
Shtetit i bëjnë thirrje qytetarëve që të telefonojnë falas në numrin 112 për çdo lloj nevoje
apo ndihme.

Por përveç kësaj, ç’duhet të dini në rast tërmeti? Si duhet të veprojnë njerëzit në një situatë
të tillë?
Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti:
– Mundohuni të ruani qetësinë! Nëse jeni në në mjedise të mbyllura qëndroni aty, nëse jeni
jashtë qëndroni sërish jashtë. Është krijuar një ide e gabuar se të vrapuarit jashtë ndërtesës
është një veprim i sigurt, mirëpo lëvizja gjatë kohës së tërmetit mund të rezultojë fatale.
Ndaj më mirë zvarrituni nën mobilje të forta (për shembull tavolinë) dhe qëndroni aty
derisa lëkundjet të përfundojnë. Më pas vraponi për në një ambjent më të sigurt. Nëse jeni
jashtë, qëndroni larg linjave të energjisë elektrike, larg ndërtesave, pemëve dhe gjërave që

mund të bien.
– Mos përdorni shkrepëse, qirinj apo formë tjetër zjarri.
– Nëse jeni në makinë, ndaloni menjëherë dhe qëndroni brenda saj derisa tërmeti të
ndalojë.
Mos përdorni ashensorët, pasi në shumicën e rasteve bllokohen.
Çfarë duhet të bëni pas tërmetit:
– Kontrolloni ujin, gazin dhe linjat elektrike nëse janë dëmtuar dhe në rast se vini re diçka
të çuditshme, mbyllini menjëherë. Nëse nuhasni erën e gazit, hapni dritaret dhe dyert dhe
njoftoni autoritetet.
– Qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara, larg dritareve dhe xhamave (sepse mund të
përsëriten lëkundjet).
– Kini kujdes nga oxhaqet!
– Qëndroni larg zonave të plazhit pasi lëvizjet tektonike mund të shkaktojnë valë të gjata
dhe të rrëmbyeshme.
Burimi Gazeta shqiptare

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + seven =