Kjo është familja që u sulmua nga pronari i lokalit në Himarë! Ministri Klosi vizitë në shtëpinë e tyre - Arbëria News

Kjo është familja që u sulmua nga pronari i lokalit në Himarë! Ministri Klosi vizitë në shtëpinë e tyre

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka vizituar mëngjesin e sotëm familjen spanjolle e cila u sulmua nga pronari i lokalit një ditë më parë. Në reagimin e tij, Klosi duke cituar kryefamiljarin Galdon, vuri theksin se një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.
“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =