Klopp te Liverpool, mungon vetëm zyrtarizimi… - Arbëria News

Klopp te Liverpool, mungon vetëm zyrtarizimi…

article-3260298-2D1BC9CF00000578-404_964x386

Bordi drejtues i Liverpool do të zhvillojë një bisedë transoqeanike me video-telefon me trajnerin Jurgen Klopp, order me synimin për ta bindur gjermanin që të firmosë për tre vitet e ardhshme. Ish-trajneri i Dortmund është zgjedhur si kandidati numër 1 për të zëvendësuar Brendan Rodgers, clinic i cili u shkaktua të dielën, visit this site pas barazimit 1-1 ndaj Everton. Carlo Ancelotti qëndron në pritje.

Jurgen Klopp duket i gatshëm për të nisur punën në "Anfield Road"

Drejtuesit e Liverpool janë takuar në më shumë se një rast me Klopp dhe problemi i vetëm ka qenë dëshira e trajnerit gjerman për të kontrolluar lëvizjet në merkato, duke shpërbërë bordin e famshëm që i merr këto vendime. Klopp pretendon nga shoqëria që drejton Liverpool “Fenway Sports Group”, që të jetë ai që të ketë fjalën e fundit në transferimin e futbollistëve.

Pronari i klubit të Liverpool, John W. Henry

Gjatë ditës së sotme pritet një takim masiv në një lloj video-konference ku do të jenë të lidhur bordi drejtues i Liverpool në Angli, pronarët e klubit në SHBA dhe trajneri Klopp. Ish-trajneri Rodgers është nisur për pushime në Spanjë, bashkë me të dashurën dhe vajzën e tij. Irlandezo-veriori falënderoi klubin “e kuq” për bashkëpunimin, por u ankua pikërisht për ndërhyrjet që kishte në merkato, që nuk i lejonin të ndërtonte ekipin që kishte në mendje.

Jurgen Klopp kërkon të jetë i plot-fuqishëm në merkato

Klopp dëshiron që ta drejtojë ekipin dhe të ketë të njëjtin funksionin në klub si te Dortmund, ku fitoi dy herë titullin kampion i Gjermanisë dhe arriti deri në finalen e Champions League. Ai pranon sugjerime dhe këshilla nga merkato nga anëtarët e bordit të transferimeve, por dëshiron ta ketë ai fjalën e fundit, ndryshe nga çfarë ndodhte me Rodgers.

Brendan Rodgers ka shkuar në Spanjë me pushime

Bordi i transferimeve te Liverpool vendosi të mos blinte asnjë futbollist mbi 25-vjeç dhe kjo bëri që Rodgers të pengohej në dy dëshirat e tij gjatë merkatos së verës, 31-vjeçari i Swansea, Ashley Williams dhe 26-vjeçari i Southampton, Ryan Bertrand. Edhe Klopp ndan të njëjtin mendim me drejtuesit për moshën e lojtarëve që duhen marrë, por mbetet për t’u parë nëse “të kuqtë” do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 1 =