Kohës i mungojnë vlerat themelore - Arbëria News

Kohës i mungojnë vlerat themelore

 

Përparim Kabo

” Baza e nje shoqerie pluraliste eshte konsensusi per vlerat themelore, i cili percakton qarte kufijte e pretendimeve te individeve ose grupeve rivale” – shprehet Henry Kissinger… Po a ka tek shoqeria jone politike vlera themelore per te cilat punohet per nje konsensus? Jo nuk ka! Mungesa e stradegjive kombetare te gjithepranuara dhe bashkendertuara nga palet politike tregon se tek ne ende mbisundon perjashtimi. Vlera themelore eshte Demokracia permes ligjit…por ne nuk e realizuam dot dhe larg shume larg ende jemi prej saja sepse ligji u ble ne treg dhe demokracia u shit po ne treg…Vlere e shoqerise plurale eshte kultura politike ne shumes dhe bashkejetesa politike, por as kjo nuk u arrite. Tek ne ka urrejtje dhe perjashtim. Vlere eshte qe shteti te mos dehumanizohet dhe te braktisi interesin publik ose me keq ta shesi apo ta zevendesoje me interesin privat. Por dhe kjo nuk ekziston…korridoret e politikes jane te okupuara nga privati dhe tregu, biznesi dhe oligarket. Vlere themelore do duhej te ishte zhvillimi prorsperiteti dhe ndryshimi cilesor ekonomik per nje mireqenie te gjere ne te gjitha shtresat e shoqerise me qellim qe te kemi nje shoqeri te mireqenies…Ne fakt ne kemi nje shoqeri ne nevoje pra nje shoqeri parapolitike. Vlerat percaktojne kufijte e individeve por ne nuk e ndertuam dot individin si institucion, e lame ate ne rruge ose si instrument i komanduar dhune ose ulur ne karrike dhe me telefon per selfy. sipas urdherit te udheheqesit…Vlerat percaktojne dhe kufijte e grupeve rivale por ketu te ne, ne vend te rivalitet me alternativa dhe me alternanca ka antagonizem madje edhe me rrenje historike nga perjudhat dhe sistemet e tejkaluara….Pra ne jemi nje grumbull social pa inetresim per vlerat qe bashkojne…thjesht ecim kuturu si pas myezinit te tempullit te partise politike….A jemi pra shoqeri e vlerave europiane? Pyetja duhet modifikuar. Edhe sa kohe do na duhet te shendrohemi ne nje te tille…??? Shume kohe fatkeqesisht shume shume kohe…

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + three =