Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar diten e djeshme në 11:53 sipas kohës lokale (18:53 GMT). Tre sekonda më vonë, para 1.600 njerëzve, përfshirë edhe viktimat e Escobarit, tetë katet e strehës së «Capo» e Medellin Cartel u shndërruan në gërmadhe.

Me shpërthim të kontrolluar është rrafshuar shtëpia  luksoze e “ baronit të kokainës” në Medilin. Në vend të pallatit të Escobarit do të bëhet  një park.

 

 Në vend të Monakos – simbol i pasurise se Escobarit, i cili ishte pa funksion,  do të krijohet një hapësirë prej 5.000 metra katrorë në kujtesë te mijëra njerëzve të vrarë gjatë periudhës më të dhunshme të narko-terrorizmit në vitet 1980 dhe 1990, kur kartelet kolumbiane të drogës kanë zhvilluar një luftë të pamëshirshme. Shkatërrimi i ndërtesës, behet pak më shumë se 25 vjet pas vdekjes së Escobait, i qëlluar dhe vrarë nga policia në dhjetor 1993.