Kombëtarja mesufshorët Kukeli-Memushaj mendojnë vetëm për Rumaninë. - Arbëria News

Kombëtarja mesufshorët Kukeli-Memushaj mendojnë vetëm për Rumaninë.

Të dy mesfushorët titullar në konferencn për shtyp kanë vënë vëmendjen tek sfida ndaj Rumanisë. Fatkeqësisht vetëm Memushaj mund të aktivizohet për shkak se Kukeli është jashtë për probleme kartonash

kukeli-658x370

Burim Kukeli nuk arrin ta përtypë humbjen e “Velodrome” kundër Francës ku Shqipëria ishte shumë pranë barazimit. Mesfushori kuqezi reflektoi qartë zhgënjimin në konferencën për shtyp nga Perros-Guirrec ku skuadra është rikthyer për të rinisur punën në prag të sfidës së radhës kundër Rumanisë.

“Normalisht jemi ende të mërzitur. 24 orë kanë kaluar, viagra por ende e kemi në kokë golin e pësuar. Duhet të punojmë, price kemi edhe pak kohë deri për Rumaninë”.

Më pas, nurse 32-vjeçari u përqëndrua te dueli i fundit, duke premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të shpresuar deri në fund.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të mira dhe nuk i kemi merituar humbjet. Me Zvicrën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim marrë një pikë, me Francën të gjithë e dinë atë që ndodhi. Rumania nuk është një kundërshtar i lehtë, janë paraqitur mirë me Francën dhe Zvicrën. Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona për të arritur një fitore”.

Mesfushori i lindur në Gjakovë e pranon se skuadra ndihet e lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, por shton se lojtarët janë profesionistë dhe kjo nuk do të reflektohet në fushën e lojës. Në fund, ai ndalet edhe te episodi i golit të pësuar në fundin e ndeshjes, duke e pranuar se ekipi gaboi në mbulim.

“Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë. Secili mbrojtës duhet të kishte markuar lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”.

memushaj-658x370

 

Dy humbje të pamerituara në finalet e Kampionatit Europian. Mesfushori Ledian Memushaj beson se Shqipëria meritonte më tepër nga sfidat me Zvicrën dhe Francën, megjithatë i bën thirrje shokëve të skuadrës që të përqendrohen te dueli i fundit në grup me Rumaninë.

“Normalisht që jemi të mërzitur. por tani duhet ta harrojmë edhe të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë, pasi nuk kemi shumë kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por ai goli i pësuar në minutën e 90-të na preu këmbët. Besoj që një pikë duhet të kishim marrë. Me këto dy ndeshje meritonim më tepër nga sa kemi arritur. Meritonim një pikë me Zvicrën dhe një ndaj Francës. Por, të gjithsa këto duhet ti hedhim pas shpine”.

Memushaj e ka të qartë se për të shpresuar te qëndrimi më i gjatë në Francë, Kombëtares i nevojitet me patjetër fitore, ndërsa pret që dueli i së dielës të jetë mjaft ii bukur.

“Nuk e kemi bërë ende analizën për ndeshjen me Francën. Ajo ndeshje duhet harruar. Kemi tre ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë që duhet ta fitojmë me patjetër. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë. ata kanë vetëm një rezultat sepse duan të fitojnë, ashtu si edhe ne. Pres një ndeshje të bukur me hapësira”.

Ndeshja në Lyon do të fitohet nga taktika dhe grinta, por edhe nga skuadra që do të jetë më e freskët fizikisht. Për Memushajn, e rëndësishme është që skuadra të rikuperojë forcat përpara sfidës me Rumaninë.

“Tani mendoj vetëm të rikuperoj sa më mirë, sepse dje jemi lodhur shumë. Skuadra vrapoi shumë me Francën. Duhet të pushojmë edhe më pas të shohim se cili do të jetë më mirë fizikisht. Këto i vendos trajneri. Edhe Rumania ka luajtur dy ndeshje të vështira dhe fizikisht ka shpenzuar shumë, ashtu si ne kundër Zvicrës dhe Francës”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 15 =