KOMBËTARJA, NJË IMAZH MË SHUMË - Arbëria News

KOMBËTARJA, NJË IMAZH MË SHUMË

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”27814″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Ilir YZEIRI

Këtë javë do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për eliminatoret e Europianit që do të zhvillohet në Francë. Tetori dhe përkatësisht data 8 e tij, ambulance ndoshta do të kujtohen në ditë me një kujdes të posaçëm ose ndoshta do të mbahen mend të dyja pra, viagra 100mg edhe tetori edhe data 8, si ngjarje që nuk sjellin mbarësi. Është shumë interesant të vështrosh se cilët janë ata që vendosin shenjueshmërinë e një date në kujtesën kolektive. Këtu ndahen popujt mitomanë, folklorikë me popujt racionalë. Të parët ia lënë veten në dorë asaj që ata nuk e njohin dhe e shpallin fatin si një shenjë të paravendosur nga lart, të dytët e pranojnë ashtu siç vjen dhe e shënjojnë atë datë me atë vlerë që ajo ka në të vërtetë. Shqipëria, më datën 8 tetor, mund të shënojë një datë të rëndësishme. Ekipi i saj kombëtar i futbollit, nëse fiton kundër Serbisë, siguron një përparësi të madhe për t’u kualifikuar në Europianin e Francës. Nëse Danimarka barazon ose humbet me Portugalinë dhe ne fitojmë, atëherë data 8 tetor do të hyjë në memorien kolektive si dita që shënoi hapin e madh që bëri futbolli shqiptar, sepse, për herë të parë, mori pjesë në një garë ndërkombëtare futbolli, siç është Kampionati Europian i Futbollit. Është për t’u përmendur një fakt tjetër që në këtë rast i kapërcen kufijtë e arsyetimit logjik dhe e vendos rrëfimin tonë në kufijtë e ngjarjeve të parathëna apo të ndërtuara si me dorë nga një forcë që është jashtë nesh. Përse kjo datë dhe kjo ngjarje na ka vënë përballë Serbinë? Këtu të gjithë kanë të drejtë të lëshojnë fantazinë dhe të kullosin mendjen dhe imagjinatën e tyre atje ku ata ndihen më të sigurt. Këtu është i justifikuar folklori, miti, e mbinatyrshmja. Këtu fantazia ballkanike është në të drejtën e saj që të ndërtojë mite, të ngrejë legjenda e të thurë folklor gjithë ditën e lume, siç mund të shprehej ndokush. Por edhe ai më racionali, më i ftohti, nuk do të mund t’i shpëtonte ngasjes dhe do ta kishte të vështirë të mos pyeste, vërtet, si ka mundësi që kjo ndeshje qëlloi që të luhej kundër Serbisë?

Paralele që priten

Në shumë shkrime apo analiza, sa herë që është përmendur apo analizuar marrëdhënia e serbëve me shqiptarët, është marrë si e ngjashme me këto marrëdhënie ajo e gjermanëve me francezët. Si tipologji, kjo marrëdhënie mund të shtrihet edhe në konflikte të tjera etnish, por megjithatë, vështirë të gjesh një të tillë si kjo e shqiptarëve me serbët. Një nga arsyet pse kjo marrëdhënie nuk ngjet me të tjerat është koha. Shqiptarët dhe serbët janë ende në kohën historike. Më keq akoma, serbët jetojnë në dy kohë edhe të projektuar në kohën etnologjike, pra në mitin e tyre të krijimit, por edhe në kohën historike. Sipas tyre, historia i ka dënuar ata dy herë, sepse herën e parë i çnderoi në Betejën e largët të Fushë-Kosovës dhe herën e dytë u dërrmoi mitin e gjenezës, duke ua shkëputur me dhunë Kosovën. Serbët dhe elitat e tyre janë ndër kombet e rralla që ende sot kërkojnë dhe janë gati të nxisin modelin e vdekjes për të ringjallur përmasat e mitit. Ndërsa shqiptarët, për hir të së vërtetës, qoftë për mirë, qoftë për keq, kurrë nuk i kanë kaluar kufijtë e tyre etnikë për të marrë territore të tjera. Shqiptarët, në rrymë të shekujve, nuk kanë pasur asnjë mit të gjenezës që të kërkonin ta ruanin apo ta zgjeronin. Për fat të keq, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë të bashkuar rreth një miti apo rreth një besimi. Tipar i thelbit të tyre ka qenë gjithmonë individualizmi i thellë dhe filozofia e egocentrizmit. Ky tipar i tyre është shfaqur në shekuj dhe sot e gjithë ditën me karakteristika të tilla si trimëria, mosnënshtrimi dhe guximi i pashoq ashtu si gjaknxehtësia dhe aventura. Shqiptarët e kanë kapërcyer herët kohën historike dhe sot ata shfaqen më shumë si pararendës të kohës modernë në Ballkan, në kuptimin që shqiptarëve u interesojnë më shumë shenjat nacionale, përmbajtja e këtyre shenjave dhe lartësimi folklorik i tyre. Nga kjo pikëpamje, ndeshja me Serbinë në imazhin kolektiv të të dy popujve ka mundësi të përjetohet si dyluftim mes atyre dy modeleve që përmenda më sipër[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =