Komisioni i Venecias zbarkon nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve në Kuvend - Arbëria News

Komisioni i Venecias zbarkon nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve në Kuvend

Gjatë ditës së nesërme, pritet të mbërrijë në Tiranë një delegacioni nga Komisioni i Venecias, në një mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komisioni-i-Venecias-ok

Gjatë ditës së nesërme, ata do të zhvillojnë një takim me kryetarin e grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit, takim i cili nis në orën 09:00.

Më pas, delegacioni do të takojë Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve, për të vijuar me një takim rreth mesditës me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Më herët është thënë se delegacioni do të takojë edhe Presidentin Meta.

Mazhoranca socialiste në pushtet pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë. Socialistët pretendojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrës me vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve./Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 1 =