Komuniteti LGBT padit Mesila Dodën për fyerje - Arbëria News

Komuniteti LGBT padit Mesila Dodën për fyerje

Gay Marriage

Komunitetit LGBT, for sale ka ngritur një kërkesë padi përmes Komisioneres kundër Diskrimimit për deputeten, Mesila Doda. Komisionerja e ka vënë në dijeni deputeten PDIU-së për këtë kërkesë-akuzë, madje ka pritur dhe reagimin e saj.

Shkak i padisë së ngritur nga komuniteti LGBT janë bërë deklaratat e Mesila Dodës që në nga foltorja e kuvenit ka kundështuar ashpër martesave brenda të njëjtit seks dhe për këto arsye përfaqësues të komunitetit i kanë kërkuar zyrës antidikriminim të marrë masa për të gjobitur deputeten.
Ajo ka kërkuar publikisht nga deputetët e Kuvendit që të mos votonin nenin kushtetues që ligjëronte martesat gay.

 

Pjesë nga letra që i është dërguar Mesila Dodës:

 

“Mbështetur në ligjin nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është paraqitur ankesa numër 73, datë 22.07.2016, e bërë nga z. Altin Hazizaj, President Bordi i Qendrës, Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri kundër znj. Mesila Doda, Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në të cilën pretendohet për diskriminim për shkak të “identitetit gjinor” dhe “orientimit seksual”.
Sipas shpjegimeve të dhëna, subjekti ankues pretendon se fjala e mbajtur nga deputetja znj.M. Doda në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 07.07.2016, dhe reflektuar masivisht në median e shkruar dhe vizive, e vendos komunitetin LGBT në kushte jo të favorshme për shkak të orientimit seksual. Subjekti ankues shpjegon se znj. Doda në fjalën e mbajtur në seancën plenare të datës 07.07.2016 ka pohuar se:

“Sot, jam këtu për të folur në lidhje me një çështje thelbësore, me ndryshimet kushtetuese që po bëhen në kuadër të reformës në drejtësi. Brenda kësaj pakete pa kurrfarë diskutimi, ka hyrë edhe shtegu që të çon në martesat homoseksuale. Tani po pyes zotin Fatmir Xhafa, drejtuesin e komisionit të reformës dhe kreun e shumicës në qeveri, Edi Rama: Përse dëshironi që votën time dhe votat e grupit të deputetëve të PDIU-së të jenë kundër? Përse na provokoni dhe përse kaq rëndë? Nëse nuk e hiqni atë nen që hap udhën e martesës homoseksuale, ne vetë nuk do e votojmë dhe ashtu si ambasadori amerikan i bën thirrje ndërgjegjes së secilit, unë i bëj thirrje ndërgjegjes dhe formimit njerëzor të çdo deputeti që të mos votojë asnjë ndryshimi që çon në ndryshimin e modelit tonë social. Këtu nuk flitet më për ndërhyrje në ligjin themelor të shtetit, por për ndërhyrje në rendin shoqëror. Familja është bërthama e shoqërisë së sotme shqiptare.
Nëse keni ndër mend të shpikni një rend të ri shoqëror në këtë vend, ne nuk na keni me vete. Përse more zotërinj duhet të na çoni tek muri për një gjë që shqiptarët në mënyrë dërrmuese e kundërshtojnë?”

Subjekti ankues informon se: “Statusi i deputetit është i tillë që jo vetëm formëson opinionin publik, por ndikon në formimin e praktikave, kritereve, etj, që mund të jenë diskriminuese për shkak të statusit të posaçëm që Kushtetuta dhe ligji i jep. Mbi të gjitha deputeti është ligjvënës, pra ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ligjet dhe politikat e Shtetit Shqiptar.
Është kjo pozitë shoqërore që duke qenë e veshur me statusin e deputetit jep ndikime shumë herë më të gjata në kohë dhe hapësirë në drejtim të formësimit të opinionit publik kundër komunitetit LGBT. Në këtë aspekt të gjitha fjalimet, deklaratat dhe thëniet e një deputeti nuk përbëjnë thjesht një plotësim ose ushtrim të drejtës së fjalës dhe lirisë së shprehjes, por ndikimi i tyre e kapërcen kufirin e të drejtave personale ose individuale duke i kthyer ato në atakuese të drejtpërdrejta të të drejtave dhe lirive themelore të tjerë, sidomos atyre me status më të disavantazhuar në shoqëri, siç janë personat LGBT. Duke patur parasysh se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe znj.Doda ka të njëjtat përgjegjësi përpara Kushtetutës si çdo individ tjetër në Republikën e Shqipërisë. Në këtë drejtim shtetasi Mesila Doda, deklaratën: “Po ju drejtohem atyre që besojnë pak, ose aspak, që janë jo praktikantë apo laikë. Ky ndryshim kushtetues që po na e imponojnë do snobë që aplikojnë për projekte hedh në erë familjen dhe familjet e tjera që dalin nga kjo familje, hedh në erë shoqërinë e natyrisht atë që ne e konceptojmë Atdhe. Nuk ka kjo lidhje me reformën, aspak, por është një tjetër eksperiment pionier që do të bëhet mbi shqiptarët. Ju kanë zgjedhur si projekt pilot. Familjet tuaja si kavje“, nuk mund ta bëjë në foltoren apo sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili paguhet nga të gjithë taksapaguesit e vendit.
Subjekti ankues: Ambasada Pink-LGBT Pro Shqipëri, kërkon nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të dënojë znj. Doda me gjobë, bazuar në nenin 33 të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

“Orientimi seksual” dhe “identiteti gjinor”, janë shkaqe, për të cilat ligji nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” ofron mbrojtje nga sjelljet diskriminuese dhe bazuar në nenin 32/c të ligjit, Komisioneri ka kompetencë për të shqyrtuar shkelje që i bëhen zbatimit dhe respektimit të parimit të barazisë, në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Bazuar në ligjin nr. 10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, neni 32, pika 2 “Të gjitha institucionet publike dhe subjektet private janë të detyruara të mbështesin komisionerin në përmbushjen e detyrave të tij, veçanërisht duke i dhënë informacionin që i nevojitet atij“, kërkojmë nga ana juaj që të paraqisni parashtrime me shkrim mbi pretendimet e subjektit ankues, brenda afatit ligjor.
– See more at: http://www.intv.al/in-news/item/11916-fyerjet-e-mesila-dodes-komuniteti-lgbt-e-padit-per-diskriminim#sthash.uiKzQ0WJ.dpuf

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 8 =