‘Konfindustria’ kundër pezullimit të HEC-eve - Arbëria News

‘Konfindustria’ kundër pezullimit të HEC-eve

Një javë pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vendosi që të pezullojë kontratat për të gjithë hidrocentralet e vegjël të cilët nuk janë operativë, shoqatat e biznesit kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga vendimi për t’i ndëshkuar të gjithë në “grup”.

Konfindustria ka reaguar ashpër me anë të një njoftimi për shtyp, ku thotë se ky veprim jo vetëm që nuk sjell zgjidhje të problematikës në këtë sektor, por rrezikon të prodhojë pasoja të rënda financiare si për biznesin ashtu dhe për buxhetin e shtetit. Administatori i Konfidustrias, Gjergj Buxhuku, paralajmëron se kjo situatë mund të shkaktojë subjektivizëm, korrupsion dhe rritje të pasigurisë të investitorëve të huaj që vijnë në vendin tonë.

“Duhet të sqarohet sa më shpejt, se çfarë përfshin koncepti ligjor i kontratave “jo operative” dhe çfarë do të ndodhë me operatorët e tjerë të ndërtimit të HEC-ve në pritje të “skanimit” të paralajmëruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Bizneset thonë se kjo qasje për të bllokuar në grup të gjitha kontratat mund t’i krijojë kosto taksapaguesve shqiptarë, pasi shërben si arsyetim ligjor që mund të shfrytëzohet edhe nga bizneset që vërtet janë abuzuese dhe të marrin dëmshpërblim nga buxheti i shtetit.

“Bizneset që janë në shkelje të kushteve të kontratave koncesionare, u jepet mundësia të shfrytëzojnë veprimet e nxituara të agjencive ekzekutuese për t’i përdorur si arsye ligjore në përfitim të tyre dhe në dëm të interesit publik në përballjet e mundshme në gjykata të vendit dhe ndërkombëtare”.

Konfindustria kërkon që monitorimi i kontratave koncesionare të bëhet për çdo biznes në mënyrë të veçantë, në çfarëdo sektori që operohet, pasi ky është detyrim ligjor i institucioneve. Në rastin që do të gjenden shkelje atëherë Ministria e Infrastrukturës është e detyruar që të ndjekë rrugën ligjore me atë biznes.

/Javanews/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 4 =