KORÇË / Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake (Foto) - Arbëria News

KORÇË / Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake (Foto)

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Mali i Thatë”, doctor ku janë sekuestruar armë, pharmacy drogë, dhe municione luftarake. Shpallet në kërkim, kryeplaku i fshatit Podgorie si edhe arrestohet në flagrancë djali i tij.

Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në kuadër të Planit të Masave “Për Kontrollin e situatës Kriminale të Kohëve të fundit” të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Mali i Thatë”.

Si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Orlind Pilinçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie – Korçë. Ndërsa është shpallur në kërkim, babai i tij, Arben Pilinçi, 44 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie, (me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat : “Vrasja me dashje” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e punonjësve të Policisë, në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale: 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 , me krëhër me 6 fishekë, 32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm, 3 fishekë luftarakë, model 56, 5 fishekë luftarakë model 54, (të tetë të kalibrit 7.62 mm), 10 kapsolla detonatore, 4 thika, 1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA, 1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ, 6500 Euro, 200 000 lekë, 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër, 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.

Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera në bashkëpunim, nga shtetasit e mësipërm.

12506554_10207080762549700_1154311228_n mmm 12511701_10207080762429697_1690584706_n 12512084_10207080762389696_1404047134_n

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 8 =