Kosova pranon debatin me Veliaj, më kanë në fushë të betejës dhe nuk dal pa fitore - Arbëria News

Kosova pranon debatin me Veliaj, më kanë në fushë të betejës dhe nuk dal pa fitore

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, sildenafil Halim Kosova deklaroi dje gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës, ku do të ndërtohet Terminali Multimodal se nga ky projekt do të përfitohen 1 mijë vende pune. Por çfarë zgjidhje ofron Kosova, duke pasur parasysh se ky projekt ka mbetur peng i mosdakordësisë nga ana e qeverisë? “…Unë mendoj që ky projekt të realizohet duhen tri gjëra shumë të thjeshta.

Duhet një tabaka, duhen një palë gërshërë sipër, duhet dhe një shirit, blu a lejla, a të kuqe s’ka rëndësi fare se çfarë ngjyre, dhe një për ta prerë. Këto të tria kaq të thjeshta, le t’i marrë kush të dojë, e kam deklaruar edhe herë tjetër, mjafton që asnjë minutë të mos humbim për realizimin e këtij projekti”, – u përgjigj ai. Ndryshe nga herët e tjera, kandidati i opozitës u shpreh i gatshëm edhe për debat me rivalin e tij, por vetëm kur bëhet fjalë për projekte konkrete. Ai këmbëngul gjithashtu të qëndrojë jashtë konfliktit politik.

“Pavarësisht se ata bëjnë trajnime në grup sesi të më sulmojnë, unë them se gjërat e fushatës janë fjalë pa vlerë, janë sajesa. Aty e kanë shtetin, le t’i shohin deri në fund. Nëse është fjala për të debatuar për një projekt për të mirën e qytetarëve, më kanë në fushë të betejës dhe nuk dal pa fitore. Kur më thonë gjëra personale, them se ky është karakteri”, – tha ai. Kosova premtoi se në rast fitoreje, Bashkia do të jetë një vend ku i pari do të jetë qytetari.

“…Do të jetë një vend ku do të do të komunikohet me qytetarin, do të dëgjohet problem i tij dhe do t’i jepet drejtim. Mbajeni mend që ky komunikim do jetë perfekt. Kur unë arrita ta bëj ketë për 2 muaj para zgjedhjeve si Ministër Shëndetësie, me problem si jeta e fëmijës tim varet nga ty, nuk ka sallë operacioni, nuk ka ilaçe, pra siç ia dola asaj pa heq nga vëmendja bashkëpunimin me qytetarin, sepse jam i sigurt që çdo qeveri, çdo individ, çdo kryetar bashkie në qoftë se shkëputet nga hallet e qytetarëve është i humbur  pa filluar akoma pune, kështu ju premtoj që siç e kam bërë 15 vjet sektorin shëndetësor, të njëjtën gjë do ta bëj jo më për 3 milion siç isha në shëndetësi, por për 1 milion banorë…”, – tha ai.

Megjithatë, Kosova nuk e shmangu ndonjë thumb për Bashën. Në një takim me qytetarët ai është pyetur për vizimin e rrugëve të Tiranës që bëhet dhe fshihet brenda pak ditëve. “Nuk më pëlqen që vizat pas 4-5 ditësh të zhduken. Kjo tregon se ka vënë dorë në cilësinë e bojës. Ju siguroj se edhe boja do të ketë të njëjtat parametra që kërkon rruga. Diçka që e ke bërë me të lirë sot, pas ca vitesh do ta bësh prapë…”, – tha ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =