Kosova do të ofrojë ndihmë financiare në rindërtimin e Notre Dame - Arbëria News

Kosova do të ofrojë ndihmë financiare në rindërtimin e Notre Dame

KOSOVE

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë Francën financiarisht.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.

Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Kombi francez, Europa dhe bota u trondit nga ngjarja e paprecedentë e djegies së Katedrales, simbol kulturor në Paris.

(BalkanWeb)

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 4 =