Kosovë/ Qeveria ua fal borxhin qytetarëve, “ndalon” migrimin ilegal - Arbëria News

Kosovë/ Qeveria ua fal borxhin qytetarëve, “ndalon” migrimin ilegal

Kryeministri Isa Mustafa, salve në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ka thënë se ka miratuar edhe vendimin për themelimin e një Komisioni Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësisë për faljen e borxheve të personave fizik dhe juridik, information pills ndaj institucioneve shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës.

Kryeministri ka thënë se Komisioni brenda një muaji do të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe do t’i rekomandojë vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai ka vlerësuar se ky vendim do të stimulojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotm të Qeverisë janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, here është aprovuar nga kabineti qeveritar dhe i njëjti do të procedohet për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar gjendjen emergjente në Republikën e Shqipërisë, pas vërshimeve të ditëve të fundit, ka aprovuar vendimin për dërgimin e një Kontingjenti të  Forcës së Sigurisë për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. Ky vendimi i është dërguar Presidentes së Kosovës për autorizim të operacionit sipas ligjit./LN

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 2 =