KPK konfirmon gjyqtarin Dvorani, PD akuzon: Procesi i vetingut është fals! - Arbëria News

KPK konfirmon gjyqtarin Dvorani, PD akuzon: Procesi i vetingut është fals!

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë pas procesit të vetingut, çka u shoqërua me polemika nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Enkelejd Alibeja tha se ky konfirmim është vula që vërteton se vetingu është fals. Duke e konsideruar si një lajm të keq, Alibeaj akuzoi Dvoranin si “shërbëtor të Edi Ramës” dhe “mik të Fatmir Xhafës”. Sipas PD, “organi i vetingut nuk i shërben drejtësisë, por Ramës”, ndërsa shtoi se KPK po zbaton standarte të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët në shërbim të kryeministrit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fifteen =