Kreshnikët e Saliut dhe USA - Arbëria News

Kreshnikët e Saliut dhe USA

12800147_10205315958291034_5660208591481054056_n

Nga: Spartak NGJELA

Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 vetë. … kreshnikët e tij.
O Sali, është Donald Lu, jo Rama forca e Reformës në Drejtësi. Nuk ke çfarë të bësh : pse, me psë mijë mjeranë do t’i shpallesh luftë Amerikës ti?
Nuk të dalin Sali… Nuk të dalin as aleatët : ISIS, Alkaeda, Arabia Saudite… madje merre dhe Kinën po deshe…


Nuk ke mundesi për destabilizim të Shqipërisë, Sali, janë të gjithë forcat rétrograde kundërshtare shekullore të Shqipërisë, të tulatura sot nga politika amerikane. Nuk sheh që mori dhe Ukrainën?
Në Parlament shko voto një herë Reformën, se të tjerat i di FBI. NUK e mban dot më gjënë e vjedhur ti dhe i gjithë tabori yt. Kjo është loja, por është e mbyllur.
Nuk ka rrugë tjetër zvarritëse. Rama nuk trembet më shumë nga 5000 kreshnikët e tu, (nëse janë vërtet dhe këta), sesa nga Zëri i Amerikës. E mban mend çfarë të bëri në vitin 1997 The Voice of America?
Shko çalë – çalë në Parlament dhe voto Reformën në Drejtësi! Sherihati nuk ka më vend në Shqipëri, ka vdekur me Enver Hoxhën, por kjo Reformë që do të votosh ti, do ta varrosë. Është më mirë për ty të marrësh pjesë në procesionin e funeralit të Sherihatit në Shqipëri.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 11 =