‘Kriza’, ambasadori austriak: Të mendojmë për dialog politik - Arbëria News

‘Kriza’, ambasadori austriak: Të mendojmë për dialog politik

FIER

Ambasadori austriak, Johan Sattler nga  qyteti i Patosit ka komentuar situatën politike në vend. Sartler, është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë ndërsa ka kërkuar nga partitë politike të dialogojnë me njëra tjetrën.

“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu.  Deklarata  e peshkopëve katolikë  duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë.”-tha ai.

Ambasadori austriak u ndal edhe dhunat gjatë protestave ndërsa u shprese me bindje se urrejtja sjell vetëm urrejtje.

“Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit.”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 5 =