Kriza financiare greke, reagon Shoqata e Bankave Shqiptare: Nuk prek sistemin tonë bankar - Arbëria News

Kriza financiare greke, reagon Shoqata e Bankave Shqiptare: Nuk prek sistemin tonë bankar

Në kuadër të krizës financiare greke, ka reaguar Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila në emër të gjithë bankave anëtare të saj, ka nisur një mesazh publik për të siguruar publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se zhvillimet në vendin fqinj nuk ndikojnë në stabilitetin dhe funksionimin normal të bankave në Shqipëri.

“Sistemi bankar shqiptar, përfshirë edhe bankat me kapital Grek, është financiarisht dhe operacionalisht i pavarur nga sistemet bankarë në vende të tjera. Të gjitha bankat tregtare operojnë në Shqipëri si njësi të pavarua ligjore, nën kuadrin legjislativ e rregullator shqiptar, përfshirë kërkesat për kapital dhe mbikëqyrjen bankare.

Asnjë nga bankat tregtare në Shqipëri nuk është degë e një banke të huaj”, theksohet në mesazh.

Në njoftim theksohet se sistemi bankar në Shqipëri ka nivele të larta mjaftueshmërie kapitali dhe likuiditeti, ç’ka garanton stabilitetin e tij, funksionimin normal, dhe mos-ndikimin nga zhvillimet negative në vendet fqinjë.

“Masat e marra nga qeveria apo banka qendrore Greke përkundrejt sistemit financiar grek nuk kanë asnjë efekt ligjor në Shqipëri dhe nuk mund të impaktojnë në asnjë mënyrë funksionimin normal dhe stabilitetin e sistemit bankar shqiptar”, përfundon Shoqata Shqiptare e Bankave.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 18 =