Kriza politike, delegacioni gjerman në Tiranë: Kushtetuta, baza e një vendi - Arbëria News

Kriza politike, delegacioni gjerman në Tiranë: Kushtetuta, baza e një vendi

Përfaqësuesit e delegacionit gjerman në një konferencë për mediat në Tiranë folën edhe për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet, duke ritheksuar se është Kushtetua ajo që përcakton se kur duhet të mbahet ky proces zgjedhor.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej që kryesohet nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar kanë mbajtur një deklaratë për mediat pas takimeve në Shqipëri.

“Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave. Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash. Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi.

Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parashikon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik. Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike” tha Josip Juratovic.

Top Channel

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − nineteen =