Kryebashkiaku i Himarës me një foto-arkiv, uron Himarën kulturore - Arbëria News

Kryebashkiaku i Himarës me një foto-arkiv, uron Himarën kulturore

Jorgo Goro

AMARCORD.

Ishte dikur një Pilur i tërë që këndonte… Shumë prej tyre sot nuk ndodhen në Himarë,janë larg. Me të tjerë punojmë dhe ndajmë kohën tonë çdo ditë, sa në Pilur e Himarë.

Ndonjë prej tyre fatkeqësisht i larguar nga kjo botë. Por ja ku vijmë sërish në kohë, kur i gjejmë të lartësuar në këtë fotografi të arkivës “ÇIPA”. Ashtu të lartë si Piluri ynë madhështor që kundron të gjithë Bregdetin tonë për së larti. Përulje dhe respekt për këta artista virtuozë të Ansamblit të të gjithë brezave, “Piluri”! #isopolifonia #UNESCO #PiluriYnë #HimaraNesër…  Ky është teksti që shoqëron foton e tri brezave të Ansamblit Piluri të viteve ’80-të,e marrë nga arkiva e poetit të njohur Lefter Çipa.

Udhëheqësit artistik të  Grupit të famshëm të Pilurit, në foton unike të publikuar në rrjetet sociale,flet për momentin më kulmor të suksesit të Grupit të Pilurit, kur në repertorin e vet kishte shtuar perlat e njohura si “Bejkë e Bardhë”, “Shko moj shko kuacë e kuqe”, Naim Shqipëria”, ” Vito Pëllumbesha”, ” Në të marsha moj manushaqe”, ” Vijnë djemtë nëpër vapë”,etj.,et.,…dhe në këtë periudhë u krijuan grupet polifonike dhe të valleve për tri breza,fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit.

 

Fotografia e Jorgo Goro për Himarën

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + six =