Kryeparlamentari Meta: Pasuritë i kam nga vjehrra dhe bashkëshortja - Arbëria News

Kryeparlamentari Meta: Pasuritë i kam nga vjehrra dhe bashkëshortja

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”67728″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]I pranishëm në emisionin e televizionit “News 24”, approved “Studio e hapur”, kryeparlamentari Ilir Meta ka folur kryesisht për Reformën në Drejtësi, përfshirjen e ambasadorit amerikan Donald Lu në fushatën inkurajuese të miratimit të saj, por edhe për pritshmëritë që mund të sjellë miratimi i kësaj reforme në sistemin e drejtësisë, por edhe në jetën shqiptare në tërësi.

Por Ilir Meta nuk ka ngurruar të përgjigjet as për burimin e pasurive të tija, një temë shumë e nxehtë kjo, që ngjall kuriozitetin e takspaguesve por edhe shkakton përherë debate e ngre dyshime.

Ndërsa është provokuar nga drejtuesja e emisionit, lidhur me qendrimin aspak me “qetësi e dashuri” të mbajtur prej tij në studion e radios “Zeri i Amerikës”, pasi është pyetur nga gazetarja rreth pasurive që disponon, Meta është përgjigjur:

“… Mua nuk më shqetëson asgjë, se kam dëgjuar gjëra shumë më të mëdha dhe më të rënda. Mua më shqetëson që shpërdorohet një studio e tillë. Mua më shqetëson mungesa e profesionalizmit. Unë nuk bëj kompromise me gazetarin, mos më pyet këtë, mos më pyet atë, por kur një gazetare thotë që raporti thotë kështu dhe raporti nuk thotë ashtu, kur thotë keni makinë të shtrenjtë dhe unë nuk kam asnjë makinë personale. Kur thotë që keni shtëpi në Lalëz, kur e kam prej kohësh dhe ky qenka problem i madh që i bën pushimet në Sarandë, në Velipojë, por jo në Dubai, në Maldive?… Pronat që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj me të cilën jetojmë janë 7­-8 herë më të mëdha se dy apartamentet që kemi ne…”.

Dhe ndërsa drejtuesja e emisionit ndërhyn duke i thenë se ideja e koleges të “Zerit të Amerikës” ishte të pyeste nëse është i pasur apo i varfër Ilir Meta, ky i fundit vazhdoi të përgjigjet:

“Pasuria ime më e madhe është fjala ime, po, jo. Punën e pronave, i keni, kontrollojini. Pasuria që ka të ligjshme në pronën e saj bashkëshortja ime me nënën e saj është 7 apo 8 herë më shumë se sipërfaqja e shtëpive në Tiranë dhe Lalëz… Kur ka marrë ajo shtëpi, atje s’kishte as rrugë. Vlera e asaj ishte pothuajse asgjë. Ne jetojmë në një vend me spekulime. S’mund të them se jam i varfër, kam 20 e ca vjet në politikë, kam qenë kryeministër, por nuk harroj nga vij. Kam lindur në një fshat 1300 metra mbi nivelin e detit. Nuk e kam problem për të jetuar, por kam mjaft kushërinj edhe të papunë dhe ndonjëherë i tallin se si je kushëriri i tij dhe si s’të ndihmon. Por unë nuk e harroj nga vij”. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − seven =