Kujtova se binte shi, ata ishin lotët e mi - Arbëria News

Kujtova se binte shi, ata ishin lotët e mi

 

  • Nexhmije Hoxha eshte nje e ve dibrane 98 vjeçe. Ish gruaja e diktatorit komunist pas permbysjes paqesore te regjimit, jeton e vetme te Pularia e Laprakës. Mbi dhe nën lëkurën e saj, jane gdhendur mëkatet dhe krimet monstruoze qe i shkaktuan Shqiperise per 46 vite rresht. Vrasje, tortura, internime, linçime, pushkatime, poshterime individuale dhe kolektive lenduan dhe desh çuan ne tjetersim nje popull te tere.

Nexhmije Hoxha eshte ende e gjalle si kufome e pakallur por deri me tani, askush, asnje indvid shqiptar nuk u hakmorr kunder saj.  Jo vetem shoqja Nexhmije por edhe tre femijet e saj, niper e mbesa e te tjere te afert, jetojne te qete ne paqe jo me veten por me njerezit qe i rrethojne. Kurkush dhe kurkund nuk i kercenoi e as nuk ua rrezikoi jeten pinjolleve te diktatorit gjakatar Enver Hoxha…

Mbreme direkt ne televizionin Top Channel, nje tjeter dibrane qante e uleriste. Qurravitej se e kishin kercenuar atë dhe vajzen e saj te vogel. Madje per ta mbrojtur, vajzen e vogel e kishte larguar nga republika e rrezikshme ku burri i saj eshte president dhe e kishte çuar te studione ne nje kolegj privat ne Londer. Qante mbreme Monika dhe mes loteve tregonte se edhe dy femijet e tjere me te rritur, ne Angli i kishte çuar per studime. Gazetaret e ftuar ne studio u preken.

Lotonte Monika, pezmatohej Eni Vasili, hidheroheshin edhe dy Mentorët: ai Nazarko, ai Kikia. Ndersa Anila Basha gulçonte nga deshperimi sesi zonja e pare e Shqiperise po shfaqte hapur friken e kercenimeve.
Te kercenosh Moniken e Ilir Metes eshte fyerje. Eshte fyerje ndaj karakterit njerezor shqiptar.

Eshte fyerje edhe per vetë shpagimin. Kushdo ne kete vend ka 25 vjet qe ua njeh me dhembe e me dhemballe mekatet çiftit presidencial. Keta te dy nuk i ka kercenuar e nuk do i kercenoje askush me fjale e me vepra edhe kur u vodh floriri ne Krrabe, edhe kur u vrane 4 protestues ne vitin 2011, edhe kur kane burgosur kundershtaret politike.

Une personalisht i njoh te dy, edhe Monen edhe Liken. I njoh dhe ua njoh biznesmenet dhe kriminelet qe mbajne ne presidencë dhe ne parti. Çiftin Meta nuk e kercenon askush jo sepse kane frike por kercenimi me i mire i shqiptareve eshte me votë. Votat tona i kane nxjerre ne opozite dhe votat tona do i nxjerrin ne pension permanent iliret, moniket, petritet, edët, berishët, bashët.

Mbreme teksa Monika qante, une ulerisja pse ata gazetare nuk e pyesnin se ku i gjen 150 mije paund anglezë familja Meta. 150 mije paund qe arsimohen çdo vit 3 femijet e tyre jashte Shqiperise. Me paratë e krimit arsimohen femijet e në këtë mesele edhe dy femijet e tyre te rritur elaborojne mekatet. Ata dy femije duhet te pyesin dy prinderit e tyre:

-Babi, mami ku i gjeni l lekët per te na arsimuar ne?

Arsimimi yne paska njolla krimi!…

Nexhmije Hoxha dhe burri i saj vranë dhe masakruan 24 mije shqiptarë dhe askush nuk i kercenoi.

Ilir Meta vetëm 4 ka vrare deri tani.

Kush beson ne kercenimet ndaj Monës le të ngujohet te Fakulteti Juridik.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 3 =