Kukës, operacioni policor "Jupa 1" sekuestron 3 kg marijuanë, 2 të arrestuar - Arbëria News

Kukës, operacioni policor “Jupa 1” sekuestron 3 kg marijuanë, 2 të arrestuar

Një operacion i policisë së Kukësit i koduar “Jupa 1” ka zbuluar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me destinacion Kosovën dhe ka vënë në pranga dy persona.

Në orët e mbrëmjes së lënë pas u vu në pranga Indrit Lala, about it 22 vjeç , banues në Krumë të Hasit dhe Selanik Hoti, 23 vjeç, banues po në Krumë.

Burime zyrtare nga policia thanë se dy të rinjtë janë kapur në flagrancë në rrugën Kukës- Morinë, pasi me automjetin tip Mercedes Benz me targa AA 552 KE, që e drejtonte Indrit Lala transportonin rreth 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, të cilën do ta trafikonin për në Kosovë.

Nga hetimet e kryera nga unifomrat blu rezulton se të ndaluarit kryenin trafikim të lëndëve narkotike në sasi të vogla në drejtim të Kosovës. Mësohet se lëndën narkotike e kanë blerë në një qytet të Shqipërisë së Mesme.

Nga ana e uniformave blu lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 17 =