“Kupa e Shenjtë”, u përdor nga Papa dhe Nënë Tereza. S'do e besoni ku gjendet... - Arbëria News

“Kupa e Shenjtë”, u përdor nga Papa dhe Nënë Tereza. S’do e besoni ku gjendet…

Nga Fatos SALLIU

kupa e veres e njohur si kelku

“Kupa e Shenjtë” (kelku), i përdorur nga Papa Vojtila dhe Nënë Tereza ndodhet në Kishën Shën Piu X në Elbasan.

Njihet ndryshe edhe si Kupa e Verës që mbajnë priftërinjtë në ceremoni pagëzimesh.

Kelku i Kishës Shën Piu i X ka një histori të rrallë.

Sipas at Emilio Valente, ky kelk ka një histori të veçantë. Ai tregon se kelku i Kishës Shën Maria është ruajtur thellë në tokë në periudhën e diktaturës diku në veri të vendit.  “U fsheh nga priftërinjtë atje dhe u ruajt me fanatizëm gjatë viteve të errëta të diktaturës”, tregon at Valente. “E ka origjinën nga veriu i vendit, nga Shkodra”, shton ai më tej.

Por ajo që i jep vlerë dhe intrigon historinë e këtij kelku është fakti se ai ka qenë në duart e Nënë Terezës dhe Papa Vojtilës kur ata kanë vizituar Shqipërinë.

“Në vizitën e parë kjo enë e çmuar i’u dhurua Nënë Terezës. Por Nënë Tereza është e njohur për bamirësinë dhe modestinë e saj. Ajo nuk e mori me vete. E la në Shqipëri”, tregon At Emilio Valente. Ajo ja dhuroi këtë “Kupë të Shenjtë”.

Megjithatë historia e kupës së vyer nuk përfundon me kaq. “Në meshën e parë që bëri Papa Vojtila në Shqipëri përdori pikërisht këtë kelk. Më pas kupa shkoi në Kosovë e tani gjendet në kishën tonë”, flet njeriu i Perëndisë.

Kelku i Kishës Shën Piu X po merr nam të madh. Mjaft çifte që martohen vijnë e duan që të pagëzohen pikërisht me këtë kupë. Madje edhe nga Italia fqinje.

Edhe këtë javë at Emilio Valente zhvilloi ceremoninë e pagëzimit për një shqiptare të Shenjtë” martuar me italian me këtë kelk.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 18 =