Kush janë pesë drejtuesit e grupit të armatosur në luftimet e Kumanovës - Arbëria News

Kush janë pesë drejtuesit e grupit të armatosur në luftimet e Kumanovës

Pesë personat e akuzuar nga autoritetet maqedonase për sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë kanë lidhje të hershme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Policia maqedonase deklaroi se ka arrestuar Muhamed Krasniqin, about it Sami Ukshinin, there Beg Rizajn dhe Deme Shehun, të cilët akuzohen se drejtonin grupin e armatosur në Kumanovë. I pesti drejtues i këtij grupi akuzohet të jetë Mirsad Ndrecaj, por ai nuk rezulton mes personave të dorëzuar tek policia maqedonase.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i quajtur Genc Sefa. Sipas policisë maqedonase, shtetasi nga Shqipëria është rezident në Gjermani.

BIRN analizoi profilet e të akuzuarve për sulmin e armatosur në Kumanovë në rrjetet sociale, prej nga rezulton se të pestë drejtuesit e akuzuar janë të lidhur me UÇK-në dhe me grupime të tjera të armatosura përgjatë viteteve 2000 në Ballkan.

Muhamed Krasniqi, i cili njihej si komandant Malisheva ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe atë të Maqedonisë në vitin 2001.

krasniq

Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva

Dy drejtuesit e tjerë të grupit, Sami Ukshini dhe Beg Rizaj rezultojnë gjithashtu të kenë qenë luftëtarë të UÇK-së.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit dhe pas luftës ai ka shërbyer edhe si truprojë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërsa Sami Ukshini, i cili njihet si komandant Sokoli ka marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Kosovë dhe në Maqedoni.

Emrat e tyre janë lakuar edhe në incidentin e Goshnicës, ku një postë policie u sulmua nga një grup i armatosur më 21 prill 2015. Sipas gazetës serbe Blic, ky sulm ishte inskenuar nga shërbimet sekrete maqedonase për të tërhequr vëmendjen nga afera e përgjimeve.

Blic shkruante gjithashtu se për incidentin ishin paguar rreth 2 milionë euro. Ndërsa Ukshini dhe Begaj ishin takuar para ngjarjes me Ali Ahmetin, i cili sipas gazetës serbe kishte qenë kundër.

beg

Beg Rizaj

Në faqen e tij në Facebook, Sami Ukshini i cilësoi këto akuza si “dizinformata”.

I arrestuari i katërt nga policia maqedonase rezulton të jetë Dem Shehu nga Deçani. Ai ka qenë gjithashtu luftëtar i UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni.

dem

Dem Shehu

Mirsad Ndrecaj është i akuzuari i pestë i autoriteteve maqedonase për sulmin e përgjakshëm në Kumanovë. Por ndryshe nga katër të tjerët, Ndrecaj nuk është arrestuar ende nga policia.

Gjatë luftës në Kosovë, Mirsad Ndrecaj njihej me nofkën “komandant Nato”. Më vonë, ai ishte aktivist shumë i afërm me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe në vitin 2009 u arrestua në Gjakovë me dyshimin se ishte përfshirë në një skemë të manipulimit të votave.

Mirsad-Ndrecaj

Mirsad Ndrecaj i njohur si Komandant NATO

Pesë ish-komandantët e UÇK-së akuzohen nga autoritetet maqedonase se organizuan sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë gjatë së shtunës dhe të dielës.

Gjatë këtyre sulmeve mbetën të vrarë tetë punonjës të policisë, 14 pjestarë të grupit të armatosur dhe u plagosën mbi 37 persona./

BIRN

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =