Laç/ Sekuestrohet arsenal armësh, tre të arrestuar - Arbëria News

Laç/ Sekuestrohet arsenal armësh, tre të arrestuar

12637114_926899027363935_2059783129_o

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është sekuestruar në Laç. Gjatë një operacioni të koduar “Shinat”, link policia ka arrestuar edhe 3 zotëruesit e armëve.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gëzim Koliqi, 25-vjeçarin Enerik Koliqi dhe 23-vjeçarin Hasan Koliqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kundërtank, një automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë, një armë gjahu, një pushkë model 63 dhe 1320 fishekë model 56.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 3 =