Laçi- Asambleja ishte unanime në vendimmarrjet e sotme - Arbëria News

Laçi- Asambleja ishte unanime në vendimmarrjet e sotme

Rektori i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë Sabri Laçi deklaroi para medias se pedagogët nuk do të zhvillojnë grevë por protestë.

“U diskutua gjërësisht për gati më shumë se 1 orë e gjysëm dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimmarrjet e sotme. Mund t’ju përmend disa prej tyre:

U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe në vijimësi, protesta të vazhdojë një ditë në javë: javën e parë të hënën, të dytën të martën…e me radhë.

Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme është ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën që ka arsimi i lartë, për të gjitha ato tema që janë përmendur, nga profesorati dhe nga gazetarët, të gjithë janë të preokupuar për zgjidhje. E presim zgjidhjen nga qeveria për pjesën e vet dhe shprehim angazhimin tonë për problematikën që gjendet në duart tona.

Kjo javë është javë protestë në mjediset e fakultetit. Do të thotë të jemi të gjithë në institucion, duke mos bërë mësim.

Do ta përvijojmë këtë formë proteste në javët që vijnë jo në të njëjtën ditë derisa të gjejmë përgjigje për problemet që kemi shtruar lidhur me respektimin e autonomisë universitare, të lirisë akademike, me zgjidhjen e të gjitha problemeve të tjera të ligjit të Arsimit të Lartë në fuqi. Kemi vënë re që nuk ka një dispozicion të shprehet nga institucionet qeverisëse për ndryshime thelbësore në këtë ligj.”-tha rektori Laçi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − one =