Lazarat, një vit e gjysëm pas aksionit të drogës, nisin larjet e hesapeve të vjetra - Arbëria News

Lazarat, një vit e gjysëm pas aksionit të drogës, nisin larjet e hesapeve të vjetra

Borxhi i pashlyer nga ana e vëllait të vogël të kryetarit të PD Gjirokastër, website like this ndëshkon babain e tyre me vënie tritoli në banesë në fshatin Lazarat.

Mësohet se vënia e tritolit në banesën e Hysen Bejkos, babait të kreut të Partisë Demokratike në Gjirokastër Roland Bejkos, është vënë si pasojë e një borxhi që vëllai më i vogël të këtij të fundit u kishte disa të rinjve. Sipas deklaratës së Policisë së Gjirokastrës personat e dyshuar edhe për këtë ngjarje, janë pesë të rinjtë e shpallur në kërkim.

Dyshohet se këta persona janë autorë të shpërthimeve me lëndë eksploziv të ndodhura kohët e fundit në Lazarat, si edhe për ngjarje të tjera kriminale. Pesë të rinjtë akuzohen për “veprime me qëllime terroriste”, si dhe rezultojnë të jenë simpatizantë të ISIS dhe veprave të tyre.

Kjo gjë vihet re edhe në rrjetet e tyre sociale, si facebook, pasi në postimet e tyre shfaqen simbole të grupit terrorist ISIS.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =