Lazgushi, në drejtim të gabuar! - Arbëria News

Lazgushi, në drejtim të gabuar!

Kujtoja se padrejtësia me e madhe ndaj Lazgushit do të mbetej statuja e tij ne Poradec ku skulptori skematik Muntaz Dhrami—I mësuar të modelojë kapotat ushtarake ruse—në vend të poetit rinor Lazgush Poradeci, ka modeluar plakun Llazar Gusho, humbur në pallto me konen tek këmbët. M. Dhrami ndoshta nuk e ka ditur, por Lazgushi e mbriti shkëlqimin e tij pa i mbushur ende 40-të…ishte 37 vjeç kur botoi “Ylli i Zemrës.” Lazgushi i Valles së Yjeve, u nis me avion drejt Veriut te Europës duke ndjekur një Holandeze fluturuese, për te shkruar më pas vargjet, E si kurrë nukë mund Ylli yllin që ta kapë Rrotull qiejve pa fund Shkon e vjen e ikën prapë. Për fat të keq, para pak kohe, Rama e nisi emrin e Lazgushit, të stampuar në duraluminin e një avioni Turk, drejt Stambollit ne një varavingo qesharake. Duket se Kryeministri Kallam nuk i ka lexuar kurrë vargjet e Lazgushit, Se guxove të na thuash, Me kalem të zi në kartë, Malln’ e madh që të pat djegur, Fjalët e gjuhës së zjarrtë.

Gezim Basha

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 1 =